Ish-kryeministri Sali Berisha e ka kundërshtuar ashpër nismën e Paqes Fiskale, duke deklaruar se ajo “fsheh kanale të fshehta të parave” dhe se, sipas tij, rrezikon të kthehet në një mekanizëm për pastrim kapitalesh. Berisha theksoi se opozita mbetet plotësisht kundër dhe kërkoi që qeveria të tërhiqet nga kjo politikë.