Për të mos rritur kostot me barnat e rimbursueshëm, pacientët sorollaten dhe orientohen në mënyrë abuzive. Një nënë 76-vjeçare nga Durrësi ka ardhur në QSUT pasi më në fund i është thënë që e përfiton holluesin e gjakut që përdoret nga pacientët me probleme kardiake dhe diagnoza të tjera. Por në fakt duhet ta përfitonte që në fillim. Por për një vit e gjysmë kjo 76-vjeçare e ka blerë me para nga xhepi holluesin e gjakut.