Papa Françesku shkarkoi të martën në një vendim të paprecdent udhëheqësit e organizatës botërore bamirëse të Kishës Katolike Romake dhe emëroi një komisionar për udhëheqjen e saj derisa të zgjidhen ekzekutivët e rinj. Ky vendim i papritur prek ekzekutivët e organizatës Caritas Internationalis (CI), një konfederatë me seli në Vatikan që përbëhet nga 162 organizata katolike për ndihma, zhvillim dhe shërbime sociale në mbi 200 vende.