Top Channel/ Abazoviç sulmon hapur presidentin: Kontrabanda e cigareve, e lidhur me partinë e tij!
17/10/2022 18:01

Tashmë lufta është e hapur: Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazovic, deklaroi se tre grupe të mëdha të kontrabandës së duhanit veprojnë në vend, dy të vendosura në kryeqytetin Podgoricë dhe një në qytetin e Mojkovac, dhe njëri prej tyre ka lidhje politike me Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS dhe atë socialdemokrate. “Janë tre grupe kryesore të kontrabandës, njëri i afërt me kompaninë e ndërtimit, Bemax të udhëhequr nga ish-oficeri i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë, që trafikon po kështu edhe kokainë. Ekziston edhe një grup kontrabandistësh pranë Podgoricës dhe një në qytetin e Mojkovcit… Në pjesën veriore të Malit të Zi, ka vendkalime kufitare jozyrtare për kontrabandistët,” tha Abazovic gjatë një sesioni parlamentar të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. “I bëj thirrje prokurorisë që të hetojë pretendimet e mia dhe nëse pretendimet e mia janë të rreme do të shkojë vetë në burg”, shtoi ai. Përpara se qeveria e tij të rrëzohej më 19 gusht, Abazovic kishte akuzuar grupet e krimit të organizuar që kontrabandonin cigare dhe kokainë se financonin disa nga grupet politike në vend. Që pas kolapsit të Jugosllavisë në vitet 1990, porti i Tivarit u kthye në një qendër e njohur për kontrabandën e cigareve nga ku duhani i importuar rieksportohej dhe cigaret e prodhuara në Mal të Zi, niseshin me anije.Abazovic tha se kontrabandistët kishin mbështetjen politike të presidentit aktual kombëtar Milo Gjukanoviç dhe partisë së tij DPS-së së tij, e cila mbajti pushtetin për gati tre dekada. “Unë pres që një agjenci e njohur ndërkombëtare të publikojë emrat e 30 personave të përfshirë në operacionet e pastrimit të parave të Gjukanoviçit. Disa prej tyre janë ish-zyrtarë të qeverisë dhe biznesmenë,” tha Abazovic, pa e përmendur hapur emrin e agjencisë. Pamjet: AFP

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07