Kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazovic hodhi idenë që raundi i ri i dialogut Prishtinë-Beograd të mbahet në Podgoricë, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë. Përmes një postimi në Tëitter pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Abazovic nënvizoi se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“.