Takimi Kurti-Abazoviç, kryeministri i Kosovës: Fluturimet shkurtohen për 15 minuta. Në praninë e dy delegacioneve ata nënshkruan marrëveshjen për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kurti për marrëveshjen e nënshkruar: Fluturimet shkurtohen për 15 minuta. Biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore. Mundësitë që e rrisin mobilitetin ishin në fokus të bashkëbisedimit. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira Mali i Zi u bë strehë përmbi 100 mijë shqiptarë që u larguan nga Kosova.