Këngëtari Arkemind Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka bërë një reagim ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë pasi është shpallur në kërkim. Në një reagim në InstaStory, Stresi i është drejtuar ministres Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e Stresit nga Shqipëria në Kosovë, e gjitha kjo pas sherrit në Pejë që ka bërë tashmë bujë. Në reagimin e tij, Stresi i thotë ministres Haxhiu se do të ishte më mirë të merrej me ekstradimin e trupit të Faton Hajrizit sesa me të e Noizyn. “Nuk më takon me fol për çështjet e brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa të merresh me ne. Nuk te vjen turp. Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi”, ka shkruar Arkimed Lushaj në InstaStory. Më tej, Stresi ka bërë reagim edhe ndaj njësisë Fast Kosova, ku ka shpërthyer me tone të ashpra.