Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përgëzuar Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet federale. Të dy liderët ranë dakord të takohen “në të ardhmen e afërt”, ndërsa vendet përgatiten për bisedime të reja mbi tregtinë dhe sigurinë.