Top Channel/ A mund të mbyllet Tik Tok? Ekspertët tregojnë vështirësitë e zbatimit të vendimit
30/01/2025 20:01

Përdorimi në masë i aplikacionit Tik Tok është një diskutim që ka përfshirë shumë shtete. Shqipëria është një prej tyre, që ka marrë edhe vendimin për mbylljen e këtij aplikacioni për një vit. Në dhjetor u njoftua nga vetë kryeministri Rama që procesi për mbylljen e Tik Tok në Shqipëri kërkon një periudhë kohore nga 6-8 javë. Ky njoftim u pasua edhe me një vendim qeverie. Sakaq në kryeministri është ngritur një grup pune me institucionet nën varësi, që po merret me cështjen e Tik Tok dhe po dialogohet me vetë kompaninë për të adresuar shqetësimet ne lidhje me aplikacionin. Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi tregon se Shqipëria ka trafikun më të madh të përdoruesve të Tik Tok në Ballkan, ku gjenerohen mbi 56 milionë shikime videosh në ditë. “Mund te mbyllet. Është e vështirë sepse duhen paisje të ndryshme që duhet të kontrollojnë të gjithë trafikun e internetit qe kalon në Shqipëri, nëpërmjet ISP-ve. Duhet thënë që në Shqipëri ne kemi gati 250 ofrues shërbimi interneti dhe duhet të jetë një sfidë shumë e madhe për ti njoftuar të gjithë këta, për ti bllokuar dhe për ti futur në nje sistem monitorimi për trafikun. Ndoshta kjo do të jetë një kosto shumë e madhe edhe për qeverinë.” Por nga ana tjetër ekzistojnë edhe mënyra që mund ta vështirësojnë zbatimin e këtij vendimi, që si rrjedhojë u japin mundësi qytetarëve që të kenë akses në aplikacionin Tik Tok. “Nëse do bëhej një bllokim thjeshtë i domainit të TIK TOK ajo do ishte shumë e thjeshtë më pas për qytetarët për ta aksesuar. VPN është një nga gjerat më te thjeshta. Më pas mund te shkohet tek e-sim. Duhet ta themi që momentalisht e-simet janë trendi në Shqipëri që të rinjtë po përdorin shumë e-sim duke përdor IPIN e një kompanie ndërkombëtare pa pasur edhe VPN. Pastaj gjëja më e thjeshtë për opinionin tim, mjafton të nderrosh AppStore nga Shqipëria ta kalosh ne Itali, Greqi, Francë e te tjerë me rradhë dhe mund ta bësh.” Vendimi për mbylljen e përkohshme të Tik Tok në vendin tonë erdhi pas shqetësimeve për ndikimin negativ vecanërisht tek të rinjtë. Një nga shqetësimet e parashtruara nga qeveria shqiptare tek përfaqësuesit e Tik Tok është mungesa e filtrit për gjuhën shqipe në aplikacion, cka lejon që të përdoren fjalë të ashpra, fyese e bullizuese.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58