Edhe sot në Deçan, një numër i madh i qytetarëve ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” . Nga ora 15:00 e së mërkurës e deri sot në orën 07:00 të mëngjesit, ishin 114 pacientë që kanë kërkuar ndihmën e mjekut. Një nga mjeket e këtij spitali tha se prej tyre 67 kanë qenë me simptoma të helmimit, ndërsa dy raste i kanë referuar për në Spitalin e Pejës. Kujtojmë se që nga dita e diele e deri më sot, numri i qytetarëve me simptoma të helmimit që janë paraqitur në qendrën spitalore në Deçan, ka kaluar mbi 1 mijë.