Seanca plenare e kësaj të enjte është shoqëruar nga tensione të forta jashtë godinës dhe brenda saj. Opozita është përplasur me Gardën edhe në hollin e Parlamentit. “A je në terezi ti?!”, u ka thënë demokratja Albana Vokshi punonjësve të Gardës të cilët kundërshtojnë hyrjen e deputetëve të përjashtuar.