Propozimi i deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe për aplikimin e lejes menstruale për gratë dhe vajzat në vendin tonë ka shkaktuar debat publik. Në sondazhin e Top Channel shumica e shqiptarëve e mendojnë si të drejtë këtë propozim të deputetit Braçe. 51.72% e tyre janë votuar opsionin Po, 36.11% opsionin Jo, kurse 12.16% kanë zgjedhur opsionin Nuk e di.