Ilir Meta është banori VIP i burgut 313 prej më shumë se dy javësh. Privimi i lirisë i ka krijuar një rutinë të re kryetarit te Partisë së Lirisë brenda 4 metrave katrorë të dhomës së paraburgimit, nga ku thotë se do dalë më i fortë. Ilir Meta iu përgjigj kërkesës së Top Channel për një intervistë nga burgu duke thyer heshtjen për herë të parë për deklarimet e Monika Kryemadhit, e cila vendosi t’i japë provën e fundit të dashurisë duke dalë edhe vullnetare për të bërë burgun për të.