Zëvendësministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrievski, foli nga Korça për çështjen e gjuhës shqipe. Teksa vlerësoi lidhjet e forta mes dy vendeve, numri dy i diplomacisë maqedonase tha se Gjykata Kushtetuese nuk pritet ta miratojë vendimin për shfuqizimin e gjuhës shqipe.