Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët këtë të shtunë, u pyet nëse do të paraqitet të hënë, duke zbatuar kështu masën ndaj tij “detyrim paraqitje”. Kryedemokrati u përgjigj duke thënë se të hënën do të zbatojë masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa thekoi se masa është vënë pasi ai po sulmon SPAK dhe GJKO.