Pas një muaji, Sindikata e Bashkuar e Arsimit po shqyrton mundësinë e pezullimit të grevës. Këshilli Grevist ka vendosur t’i japë edhe një mundësi tjetër Qeverisë të shqyrtojë kërkesat e tyre, pa dëmtuar procesin mësimor më tutje. Gashi thotë se po mblidhen vendimet e të gjitha shkollave në nivel vendi për të vendosur më së largu të shtunën nëse greva do të pezullohet deri në janar.