Komisioni qëndror ka përgatitur vendimin për ndarjen e parave të kompesimit financiar pas zgjedhor për ato subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë përfituar nga shpërndarja e fondeve si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 14 maj 2023 dhe kanë marrë jo më pak se 1 përqind të votave të vlefshme në shkallë vendi bazuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.