Zbulimi i 92 emigrantëve të zhveshur në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë gjatë fundjavës ka nxitur akuza midis dy vendeve dhe dënime nga Kombet e Bashkuara. Greqia ia ka lënë fajin Turqisë, duke thënë se “sjellja” e saj është “turp për civilizimin”. Por Turqia nga ana tjetër i ka konsideruar pretendimet e shtetit fqinj si “lajme të rreme”, dhe e ka akuzuar për “mizori”.