Top Channel/ 900 mijë lekë për aksidentin! Dënohet me gjobë deputeti i PD
19/06/2025 19:47

Gjykatën e Posaçme mbajti sot seancë për deputetin Qani Xhafa, deputetit të PD ndaj të cilit SPAK ngriti akuzën e drejtimit të makinës në gjendje të dehur, duke shkaktuar aksident. Gjykata e Posaçme pasi u tërhoq për vendim, ka dënuar deputetin e PD Qani Xhafa. Gjyqtarja Irena Gjoka sipas gazetares së Top Channel Anilla Hoxha, tha “për këtë vepër Xhafa dënohet me nëntë muaj burgim”. Më pas të pandehurit i zbritet dënimi në 6 muaj burgim. Në përfundim Gjykata dha dënimin me 900 mijë lekë gjobë, që duhen paguar brenda dhjetë ditëve nga shpallja e vendimit me formë të prerë. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se i pandehuri kërkoi përmes mbrojtjes gjykim të shkurtuar. Në këtë seancë SPAK shpalli pretencën ndaj deputetit i cili mungon në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Marash Logu. Prokurori i çështjes Sotir Kllapi tha se Xhafa ka qenë i dehur gjatë drejtimit të automjetit sa më sipër deputeti duke drejtuar makinën ka konsumuar veprën drejtim të parregullt të makinës. Ai ka cënuar marrëdhëniet juridike për qarkullimin rrugor, tha prokurori. Prokurori gjatë pretencës u shpreh se Xhafa duhet të deklarohet fajtor. Gjykata tha prokurori, duhet të marrë parasysh faktin qe ai është deputet dhe është familjar dhe të dënohet me 6 muaj burg, por të konvertuara në një vit shërbim prove ose gjobë. Vendimi: Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin Nr. 43,dat ë 19.06.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Qani Xhafa për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt“, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 9 (nëntë) muaj burgim. 2. Në aplikim të nenit 406 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Qani Xhafa, i zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) muaj burgim. 2.1. Në aplikim të nenit 53/a dhe 291, pika 2 e Kodit Penal, zëvendësimin e dënimit me burgim prej 6 (gjashtë) muajsh, me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, prej 900.000 (nëntëqind mijë) lekësh, duke llogaritur një ditë burgim me pesë mijë lekë, e cila duhet të paguhet brenda 10 ditëve nga momenti që vendimi merr formë të prerë.3. Bazuar në nenin 261/b, 389 të K.Pr.Penale heqjen e masës së sigurimit personal “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar me vendimin nr. 184 datë 13.03.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. 4. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen të pandehurit. 5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga palët brenda pesëmbëdhjetë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Top Channel/ 100 mln për sipërmarrjet, miratohet fondi, pritet subvencion edhe për transportin
01/04 19:39
Top Channel/ E zbulon Rama: Rregulla të reja për naftën, çmimi do vendoset nga kompania publike
01/04 19:38
Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15