Top Channel/ 90 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për procesin gjyqësor në Hagë
12/02/2026 20:54

Me 90 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim është votuar një rezolutë e përgatitur nga një grup ekspertësh dhe e mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë gjykim të drejtë për të akuzuarit. Ky ishte vendimi i parë i legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, pas themelimit të organit ligjvënës një ditë më parë. Para votimit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan që rezolutës t’i shtohet edhe një pikë përmes së cilës do të kërkohej zbardhja e vrasjeve para dhe pas luftës. Por, kjo u kundërshtua nga PDK-ja, dhe Përparim Gruda nga kjo parti tha se tekstin e rezolutës vetëm e kanë mbështetur dhe nuk e kanë përpiluar ata. Një nga pikat e rezolutës, e cila nuk ka peshë detyruese, kërkohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që “ në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi”. Gruda tha se rezoluta vjen pas shqetësimeve për shkelje të të drejtave të të akuzuarve në Hagë. Përmes rezolutës, i bëhet thirrje Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuara që të zbatojnë standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të të akuzuarve, “përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. Ky dokument thotë që shtetet mbështetëse dhe financuese të Gjykatës Speciale marrin përgjegjësi për shkeljet që ndodhin në Gjykatën në Hagë. Aty po ashtu konfirmohet zotimi i Kosovës për mbështetjen financiare të të akuzuarve në mbështetje të mbrojtjes së tyre. Më herët gjatë ditës, edhe Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë për pafajësinë e ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Miratimi i rezolutës në Kosovë dhe deklaratës në Shqipëri vjen në kohën kur në Hagë gjykimi ndaj ish-katër eprorëve të UÇK-së është në kilometrin e fundit dhe aktualisht po mbahen fjalët përmbyllëse.

Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11