U përkujtua në Durrës 86-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare. Autoritete vendore, familjarë të veteranëve dhe të të rënëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për liri më 7 prill 1939. 86 vjet më parë, kur trupat fashiste zbarkuan në Durrës, u pritën me armë, duke rezistuar, pavarësisht numrit të pakët dhe mungesave në armatim. Lufta u zhvendos në rrugët e qytetit, ndërsa rezistenca u thye nga goditjet e artilerisë së rëndë. Sot, në Durrës jeton një komunitet i integruar italianësh, ashtu si mijëra shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Italinë fqinje.