“Topazi” ishte shfaqja që në majin e vitit 1945 më parë, inauguroi Teatrin e sapokrijuar Popullor. 80 vite më pas, Teatri Kombëtar kujton qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës në vend. Breza të tërë aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh e skenografësh sollën në skenë vepra të mëdha të teatrit botëror dhe krijime autentike shqiptare.