8 shoferë janë arrestuar ditën e sotme për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë. 46 leje drejtimi janë pezulluar, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 967 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit.