Turmat u mblodhën në aeroportin kryesor të Parisit për të mirëpritur tetë atletët palestinezë që do të përfaqësojnë Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta në Lojërat Olimpike të këtij viti. Njerëzit me ëmbëlsira, dhurata dhe trëndafila dhe duke valëvitur flamujt palestinezë i prisnin atletët ditën e djeshme, të cilët, thanë se shpresonin se prania e tyre do të ishte një simbol në mes të luftës Izrael-Hamas që ka marrë jetën e më shumë se 39,000 palestinezëve.