Në Vlorë, sidomos gjatë verës është vërejtur shtimi i përdorimt të monopatinave elektrike, ashtu si edhe në Tiranë që është kthyer në një mjet masiv transporti për qytetarët. Të përdorura kryesisht nga të rinjtë për të shmangur trafikun e dendur, këto mjete të vogla dhe të shpejta janë kthyer edhe në burim aksidentesh në Vlorë. Një fakt të tillë e konfirmojnë edhe mjekët e qytetit bregdetar.