Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec, duke ngritur dyshime për një ngjarje të rëndë. Viktima është identifikuar si Gëzim Vija, i cili jetonte i vetëm prej rreth 25 vitesh, pas divorcit nga bashkëshortja. Ai ishte baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë, ndërsa dy të tjerë jashtë vendit.