Aleatët e NATO-s po mblidhen në Uashington për një takim të nivelit të lartë që mbahet prej datës 9 deri më 11 korrik, mes perspektivës së rikthimit në pushtet, të Donald Trumpit, kritikut më të madh të aleancës ushtarake. Aleanca e krijuar 4 prillin e vitit 1949, është rritur nga 12 anëtarë themelues në 32 vende anëtare, në një komunitetet aleatësh të lidhur nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.