Një qytetari nga Korça të cilit i nevojitet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Tiranë i duhen 7 vite kohë që të nisë shqyrtimi i çështjes së tij pa llogaritur edhe kohën e nevojshme të gjykimit deri në marrjen e një vendimi. Pas mbylljes së Gjykatës së Apelit në Korçë për shkak të reformës së gjyqësorit sipas ekspertëve koha e marrjes së drejtësisë për qytetarët është rritur në mënyrë drastike. Situata që paraqitet sa i takon kohës së marrjes drejtësi është përkeqësuar shumë duke filluar prej vitit 2016 që përkon me reformën.