Ata janë thuajse të gjithë të rinj, të diplomuar dhe madje me studime pasuniversitare brenda dhe jashtë Greqisë. Pjesë e politikës greke tashmë, me karakteristikë kryesore se u përkasin vetëm partive të majta. Janë shtatë emigrantë shqiptarë dhe një minoritar nga Dropoulli që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi.