Në Durrës u përkujtua 85-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare. Autoritetet vendore, veteranë dhe familjarë të të rënëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku dhe nderuan kujtimin e të gjithë atyre që i bënë rezistencë pushtimit fashist duke dhënë jetën për liri.