Brenda muajit shkurt, Policia e Shtetit ka finalizuar 120 operacione në të gjithë vendin. Janë parandaluar shtatë krime kundër personit dhe kanë rënë në pranga 40 shtetas të cilët akuzohen për dhunë në familjen e tyre. Gjithashtu janë zbardhur tre ngjarje kriminale të cilat u raportuan në fillim si aksidentale dhe 50 vjedhje të kryera më parë, ku tre prej tyre u kryen përmes kërcënimit me armë.