Sekretari Ligjor i PD-së, Indrit Sefa e konsideron antistatutore kërkesën e shtatë deputetëve për bllokimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, komentoi Sefa, pasi Gazment Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar me qëllim pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik.