I mbyllur në shtëpinë e tij, në gjendje të rënduar mendore dhe i armatosur me kallashnikov Ramiz Muçollari 62-vjeçari nga Qesaraka e Maliqit i rezistoi mbi 8 orë forcave të policisë, derisa u ekzekutua prej Forcave RENEA mëngjesin e së shtunës. Ai plagosi një ditë më parë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas refuzoi të dorëzohej Pavarësisht përpjekjeve të policisë për të negociuar ndërsa qëllonte në drejtim të tyre nga kati i tretë i banesës.