Top Channel/ 6 vite burg për mafiozin e Camorras, prokuroria kërkon dhe sekuestrim të pasurive
06/07/2023 18:30

Prokuroria e Durrësit kërkon konfiskim të pasurive të sekuestruara dhe 6 vjet burg për anëtarin e Camorras italiane Ferdinando Muollo i arrestuar në Durrës për pastrim parash. Muollo, i njohur ndryshe si dentisti mafioz italian, akuzohet për veprën penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”, ndërsa në Itali është dënuar për vrasje. Pas arrestimit atij iu sekuestruan apartamente dhe garazhe në Durrës, të cilat pritet të konfiskohen. Pas hetimeve 18 mujore, në nëntor të 2019-s, 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, të gjitha në Durrës, një automjet me vlerë 40 000 euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare u vunë nën sekuestro. Italiani kishte leje qëndrimi në vendin tonë ku ishte zhvendosur për t'i shpëtuar hakmarrjes pasi u gjet fajtor dhe u dënua me burg për vrasjen e ish ortakut të tij në Itali Salvadore Ridosso. Në vendin tonë, Muollo banonte në zonën e plazhit të Durrësit, ndërsa ushtronte aktivitete tregtare në fushën e tregtimit të pajisjeve dentare dhe laboratorëve dentarë.

Top News- Gjyqtarët i përgjigjen kryeministrit dhëmbë për dhëmbë: Fushatë populiste
03/02 23:02
Top Channel/ Rrogat, Gjyqtarët i përgjigjen Ramës: Tymnajë populiste
03/02 22:34
Top Channel/ PD rikthehet në komisionin e Reformës Territoriale,Balla:Darka sjell dhe habere të mira
03/02 22:06
Top Channel/ Vlora sërish pa drita, punimet për ujësjellësin shkëpusin energjinë në Lungomare
03/02 21:39
Top Channel/ Aksident në Durrës, mjeti përplas motocikletën, drejtuesi dërgohet në spital
03/02 21:27
Top News- Aksident i rëndë në Durrës, makina merr para motorin tek Mbikalimi i Shkozetit
03/02 21:21
Top News- Historiku i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme/ U nisën drejt Tajlandës, por u kthyen pas
03/02 20:28
Top Channel/ Konflikti i Interesit/ Braçe:Ky ligj nuk mund ta ndryshojë konceptin për deputetët
03/02 20:21
Top Channel/ Londra heton Lordin Mandelson për lidhjet me Epstein
03/02 20:15
Top Channel/ Mashtrimet online me emrin e postës, ekspertët: Mos klikoni sms të dyshimta
03/02 20:11
Top Channel/ Zbulohen planet për kulturën, Gonxhe: Investimi në Butrint dhe Amfiteatrin e Durrësit
03/02 20:07
Top Channel/ Mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, arrestohen drejtues të kompanis dhe zyrtarë shtetërorë
03/02 19:50
Top Channel/ Masat për trafikun e armëve, gjykata lë në burg katër të arrestuarit
03/02 19:45
Top Channel/ Sigurim me detyrim për përmbytjet, firmoset projektligji, do të paguhet çdo vit
03/02 19:42
Top News- Fëmijët pa rrjete sociale, Shqipëria gati t’i bashkohet Australisë, Francës e Spanjës
03/02 18:48
Top News – Objektivat për turizmin. Ministri Gonxhja flet për TID, Butrintin dhe Spaçin
03/02 18:22
Top News – Anija toksike në Durrës. Lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg
03/02 18:18
Top News- Torturuan 500 civilë në Malishevë/ Serbi dënohet me 12.5 vite burg për krime lufte
03/02 16:38
Top Channel/ Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri
03/02 15:38
Top Channel/ Të huajt zbulojnë Vlorën! Rriten kërkesat për punë e qëndrim
03/02 15:18
DIGITALB DIGITALB