Një sulm me armë ka tronditur Anglinë pasi një person vrau pesë qytetarë dhe më pas veten. Jake Davison , është autori i sulmit në Plymouth, të cilin autoritetet e konsiderojnë si më të rëndët që nga viti 2010, ndërsa specifikojnë se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin. Tre gra, një burrë dhe një fëmijë ishin mes viktimave që u qëlluan në zonën Keyham të qytetit të enjten në mbrëmje.