Gjashtë të plagosur dhe një viktimë është bilanci i dy aksidenteve rrugore të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në Kurbin. Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Laç–Mamurras, ku dy të rinj u përplasën nga një automjet që drejtohej nga një 65-vjeçar, i cili rezultoi se ishte në gjendje të dehur.