Ukrainë feston Ditën e Pavarësisë sot në 24 gusht, saktësisht 6 muaj pas fillimit të agresionit rus në 24 shkurt të këtij viti. U vendos që eventi të shënohej me një ceremoni të heshtur në Kiev, nga frika e shenjestrimit të turmave nga sulmet ruse, sidomos pas vrasjes së vajzës së këshilltarit kryesor të Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin, për të cilën Moska fajësoi shërbimin sekret ukrainas. Presidenti Volodimyr Zelensky u shfaq sfidues në fjalimin e tij, e u zotua se rusëve nuk do t`i bëhet asnjë lëshim apo kompromis.