Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se problematika e kartave të skaduara të 6 mijë votuesve të Himarës nuk i përket KQZ dhe se duhej zgjidhur më parë, jo në ditën e fundit. Ai theksoi se nuk ka pasur një kërkesë zyrtare nga ana e partive politike që KQZ të komunikonte me përfaqësues të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme që të lëshohej një urdhër për zgjidhjen e kësaj problematike, siç ndodhi në zgjedhjet lokale të 14 majit për të zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve.