4 familje me 27 anëtarë do të shohin qiellin e hapur pasi projekti rrugor thumanë – kashar do të shembë shtëpitë e tyre. Banesat e tyre të ndërtuara që përpara 30 vitesh do të shkatërrohen, ndërsa ishin peng të procesit të legalizimit që nga 2014-ta. Tashmë një vendim i ASHK-së i ka s’kualifikuar nga legalizimi duke i hapur rrugën prishjes së shtëpisë ndërkohë institucionet vendore i ofrojnë vetëm bonus qiraje. Për familjarët kjo është një padrejtësi e madhe që i bëhet në kurriz të interesave personale