Pas 59 seancash të dështuara dhe pasi ndërroi 3 kandidatë, lëvizja Vetëvendosje arriti të zgjedhë kryetarin e parlamentit e mbështetur nga 16 vota të opozitës, që lejuan kapërcimin e pragut të 61 votave të nevojshme, të cilat ishin bërë të pamundura për të që prej fitores jo dërrmuese në zgjedhjet e 9 shkurtit. Me 73 vota pro, 30 kundër dhe tre abstenime, deputeti i VV, Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar, duke i hapur kështu rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.