Top Channel/ 5 viktima në Ankara, deklarata e fortë e ministrit:Ja kush fshihet pas sulmit terrorist
23/10/2024 23:02

Ankaraja u trondit sot nga një sulm terrorist ndaj kompanisë shtetërore të hapësirës ajrore të Turqisë. Të paktën pesë persona u vranë dhe 22 u plagosën në selinë e Industrisë Hapësinore Turke në periferi të Ankarasë, siç tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya. Ndërkohë dy terroistët, një burrë dhe një grua, u ekzekutuan në vendngjarje. “E dënoj këtë sulm të tmerrshëm. Lufta jonë do të vazhdojë me vendosmëri derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, tha ministri i Brendshëm. . “Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve tanë”, tha ai. Një video e mediave sociale e verifikuar nga CNN tregoi momentin kur një shpërthim tronditi selinë e TUSAS. Pas shpërthimit, një person që mbante një armë zjarri shihet duke vrapuar në atë që duket të jetë një parking. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por kur u pyet nga gazetarët për një përgjigje ndaj sulmit, ministri turk i mbrojtjes Yasar Guler sugjeroi se Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mund të qëndronte pas tij akti. PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Pa elaboruar identitetin e sulmuesve, Guler u tha gazetarëve "ne i ndëshkojmë anëtarët e çnderuar të PKK-së siç e meritojnë vazhdimisht, por ata nuk duket se mësojnë." Ministri i Brendshëm tha më vonë se ndërsa procesi për identifikimin e sulmuesve po vazhdon, një vlerësim fillestar sugjeron se PKK qëndron pas sulmit. “Sapo të konfirmohet se për cilin grup terrorist bëhet fjalë, do të bëhet e ditur. Por këtë do ta them, dëgjuam edhe komentet e ministrit të mbrojtjes. Që nga fillimi, mënyra se si u krye sulmi, video që pamë, tregon se PKK-ja ka kryer sulmin. Ky është vlerësimi ynë,” u tha Yerlikaya gazetarëve në Ankara jashtë spitalit ku po trajtoheshin disa nga të plagosurit.

A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13