Kabineti izraelit i sigurisë i dha OK-in planit të propozuar nga Benjamin Netanyahu, që ushtria e shtetit hebre “të marrë kontrollin” e Qytetit të Gazës. Sipas planit që pretendohet se synon”mposhtjen” e Hamasit – në enklavën e gjunjëzuar nga konflikti, forcat izraelite do të marrin Qytetin e Gazës, teksa njëkohësisht do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatë civile jashtë zonave të luftimeve”.