Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku u njoh me akuzën që rëndon ndaj tij për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”. Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.