Në prill 2027 Tirana do të jetë kryeqyteti që do të mbledhë gati 5 mijë gjyqtarë nga e gjithë bota, krerë shtetesh dhe personalitete të së drejtës. Përgatitjet për mbajtjen e edicionit të 30 të kongresit të së drejtës nisën me takimin që delegacioni I Fondacionit Botëror të së Drejtës pati me ministrin e drejtësisë Besfort Lamallari.