Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë në fazën e fundit, atë të fjalës përmbyllëse të palëve.Zyra e Prokurorit të Specializuar, në seancën e së hënës kërkoi dënim prej 180 vjetësh për ish-krerët e UÇK-së. Në fjalën e saj përmbyllëse, kryeprokurorja e ZPS-së, Kimberly West kërkoi dënimin prej 45 vjetësh për secilin prej të akuzuarve.