Një ndjekje si në filma ka ndodhur pas mesnate në Vlorë, ku një 42-vjeçar me iniciale H.H., nuk i ndaloi policisë teksa lëvizte me mjetin e tij tip “Porsche” pa targa. Pasi shërbimet “Shqiponja” dhe të rendit u vënë në ndjekje të tij, arritën ta kapnin pas 15 minitash. 42- vjeçari u kap në lagjen Isa Boletini teksa në fytyrë mbante një maskë.