Një 42-vjeçar u arrestua këtë të premte në Pogradec për armëmbajtje pa leje. Në banesën e tij, në fshatin Buzaishtë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, tre krehëra fishekësh, një kapsollë detonatore dhe një sasi municioni luftarak, të gjitha pa leje.