Denis Mekolli, avokati mbrojtës i Selam Hykës, një nga të arrestuarit për abuzim seksual ndaj një 16-vjeçareje në Korçë, ka folur për mediat, pasi të akuzuarit u lanë në “arrest me burg” nga Gjykata. Sipas avokatit, nuk rezulton në asnjë moment që ka patur dhunë fizikë apo psikologjie ndaj të mitrës dhe se ky është fakt i vërtetuar.