40 shoferë janë arrestuar apo proceduar penalisht për shkelje të Kodit Rrugor gjatë javës që lamë pas në Tiranë. Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar kështu në 131 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.