Vendet anëtare të NATO-s dërguan rreth 40 luftanije në Suedi për stërvitjet ushtarake të bllokut BALTOPS 22, që zhvillohen në Detin Balltik. Duke folur para gazetarëve, Ministri suedez i Mbrojtjes Peter Hultqvist tha se vendi i tij dhe Finlanda do të bashkohet me stërvitjet.